Hillary Clinton dhe Donald Trump prekën shumë çështje gjatë debatit të parë televiziv
Por kishte disa gjëra që nuk u përmendën
- Syria:
Ndërsa kandidatët flisnin, rreth 250,000 Sirian ndodhen të izoluar në Aleppo ku vazhdohet të bombardohen nga sulmet ajrore që janë quajtur ndoshta krime lufte.
Qeveria e SHBA ka luajtur rol lidei në kritikat kundër regjimit Sirian dhe Rusisë që e mbëhstet sulmet, por asnjëri nga kandidatët nuk i përmendi.
Në dy debatet e ardhshme, ndoshta Siria do të ngrihet si çështje.
Akoma, çështje si “shteti Islamik”, marrëveshja bërthamore me Iranin, dhe siguria e partnershipit amerikan, nuk kanë ardhur akoma në debat. Mungesa e vëmendjes ndaj Sirisë, ndoshta ka ardhur për aryen se kjo nuk shihet si një çështje e rëndësishme për amerikanët.
- Muri i Trump-it
Edhe pse kjo politikë ka tërhequr shumë vëmendje gjatë primareve dhe fushatës së zgjedhjeve, zoti Donald Trump nuk e përmndi planin e tij për ndërtimin e një muri gjatë 1900 kilometrave të kufirit amerikan me Meksikën.
Ai ka premtuar se po të jetë president do të ndërtojë murin me Meksikën prej 5- 10 miliardë dollarë.
- Benghazi
Shumë republikanë mund të kenë shpresuaar se zoti Trump do të ngrinmte çështjen e sulmit mbi ambasadën e SHBA në Benghazi të Libisë, gjatë kohës kur zonja Clinton ishte serketare e shtetit>
Ai tha vetëmn kaq, që Ambasador Chris Stevens isht “lënë i pashpresë që të vdiste, ndërsa Hillary Clinton flinte top në krevatin e saj”.
Zonja Clinton ka thënë se mban përgjegjësi për sulmin.
Zoti Trump më vonë u ankua në Tëitter se moderatori Lester Holt nuk e ka ngritur si çështje, gjë që dushohet se nuk e ka bërë nga vetja.
- Fondacionet:
Polemikat rreth Fondacionit Clinton kanë qenë burim i një gjendjeje të pa qetë të fushatës së Hillary Clinton dhe një padanë kërcimi për Trump për akuzat kundër Hillary.
Por moderatori Holt nuk e përmendi as këtë.
(Nga BBC)