Debatin presidencial mes Hillary Clinton dhe Donald Trump e kanë parë afërsisht 84 milionë njerëz në televizionet e Shteteve të Bashkuara, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur para 36 vjetësh.

 

Debati mes Jimmy Carter dhe Ronald Reagan në vitin 1980 tërhoqi 80.6 milion shikues.

Këto janë shifra vetëm për shikueshmërinë në vetëm 13 kanale televizive live, por duke nënkuptuar se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë.

Miliona, gjithashtu, mendohet se e kanë ndjekur  përmes  online live streams ose nëpër bare  dhe ceremoni.