Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara e kontrolluar nga Demokratët ka votuar për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, por duket e sigurt se ky vendim do të presë veton nga presidenti Donald Trump.

Zoti Trump ka thënë se do të kundërshtojë çdo masë që nuk siguron fondet për propozimin e tij mbi murin kufitar SHBA- Meksikë.

Kryetare e Dhomës së Demokratëve, Nancy Pelosi e ka quajtur murin ‘një imoralitet’.

Kongresi i ri është konsideruar si më i pangjashmi në histori me një numër rekord grash dhe grash me ngjyrë.

Buxheti i kaluar nga Dhoma e përfaqësuesve do të financojë operacionet e sigurisë kombëtare ku përfshihen edhe 1.3 miliardë dollarë për sigurinë e kufijve, deri në 8 shkurt; dhe financon disa shërbime të tjera deri në shtator.

Sidoqoftë, kjo kërkon aprovimin nga Senati dhe të presidentit, me qëllim që të kthehet në ligj.

Veritas.com.al/