![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2022/11/640-0-1668685229xbardhi-326.jpg)
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi pas përplasjes pak ditë më parë në Komision me socialisten Klotilda Bushka.
Në fund të mbledhjes, pas shumë orë diskutimesh, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka hodhi në votim pr/ligjin, por kjo u kundërshtua ashpër nga deputetët e Partisë Demokratike.
Gazment Bardhi u ngrit nga vendi, i rrëmbeu mikrofonin drejtueses së Komisionit të Ligjeve, dhe e hodhi në mes të tavolinës.