Për të gjithë ata që nuk e  dinë se çfarë është “libido latente”, po ua shpjegoj- ka thënë deputetja Arbjola Halimi. Ajo ka shpjeguar si mjeke se “libido latente” do të thotë dëshirë seksuale, që sipas deputetes Halimi, kryeministri Rama e shfaq ndaj kryeministrit të Serbisë, Alexandër Vuçic.

Deputetja e bëri deklaratën e saj një ditë pasi Rama dhe Vuçiç ishin parë në të njëjtin samit Ballkanik në Sarajevë. Ajo foli në takimin e politikanëve me protestuesit në Çadrën e Lirisë në Bulevard.

Arbjola Halimi është deputete e Partisë Demokratike, nga Elbasani. Ajo ka ardhur në Kuvend në përpikëri të listës së kandidatëve të regjistruar për deputetë, pasi Ardian Turku shpalli kandidaturën për kryetar Bashkie në Elbasan dhe dorëzoi mandatin e  deputetit. Zonja Halimi është psikologe dhe mban një gradë shkencore në këtë fushë.

/Veritas.com.al/