AP/ 4 Nentor 2019

BEOGRAD, Serbi (AP) – Një i dërguar i SHBA për Ballkanin Perëndimor të hënën përshkroi vendimin e Bashkimit Evropian për të mos filluar bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si një “gabim historik” që dërgon një mesazh të keq për rajonin.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer tha se SH.B.A. do të bëjë gjithçka që të mund të bindë BE të kthejë vendimin përpara një takimi të planifikuar të liderëve në maj në Kroaci.

“Amerika dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë Evropiane,” tha Palmer pas bisedimeve në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka pranuar të lejojë asnjë vend të ri në bllokun me 28 vende deri sa të jenë reformuar procedurat e tij të zgjerimit, ndërsa Hollanda kundërshton kandidaturën e Shqipërisë dhe kundërshton vlerësimin e komisionit.

Vendimi u pa si një pengesë për rajonin ku perspektiva e anëtarësimit në BE ka qenë një burim i fortë inkurajimi për reforma dhe pajtim pas luftës që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë në vitet 1990.

“Ne besojmë se ishte një gabim historik,” tha Palmer. “Ishte një mesazh i keq për të gjithë rajonin.”

Sh.B.A ka intensifikuar përpjekjet për të ndihmuar në fillimin e bisedimeve të ngecura për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, një ish province, shpalljen e pavarësisë të së cilës ne 2008 Beogradi nuk e njeh.

Vuçiç thotë se bisedimet për normalizimin mund të rifillojnë brenda dy a tre muajve. Ato janë bllokuar për gati një vit pas vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës 100% të tregtisë për mallrat nga Serbia në përgjigje të kundërshtimit të Beogradit për pavarësinë e Kosovës.

“Ne duam që dialogu të jetë serioz, i përgjegjshëm dhe të çojë në një zgjidhje kompromisi,” tha Vuçiç.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rusia, Kina dhe pesë vendet e BE kanë mbështetur Beogradin.

VERITAS.COM.AL/