Paris (AFP) – NATO dhe BE të Premten i kërkuan Rusisë që të pajtohej me traktatin e mbikëqyrjes ushtarake të Open Skies të vitit 1992, pasi vendet Evropiane u përpoqën të shpëtonin paktin pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha që vendi i tij do të tërhiqet.

Didier LAURAS

Paris (AFP) – NATO dhe BE të Premten i kërkuan Rusisë që të pajtohej me traktatin e mbikëqyrjes ushtarake të Open Skies të vitit 1992, pasi vendet Evropiane u përpoqën të shpëtonin paktin pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha që vendi i tij do të tërhiqet.

Aleatët perëndimorë shpresojnë të bindin Uashingtonin për të kthyer vendimin, për të cilin Trump tha se ishte për shkak të Moskës që nuk e respekton marrëveshjen e mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vendimi i SHBA për të lënë marrëveshjen nuk do të hyjë në fuqi për gjashtë muaj,duke i lënë kohë Moskës të ndrojë kurs.

“Të gjithë aleatët e NATO-s janë në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat e traktatit,” tha Stoltenberg.

“Rusia ka vendosur për shumë vite kufizime fluturimi në kundërshtim me traktatin, përfshirë kufizimet e fluturimit, mbi Kaliningradin dhe kufizimin e fluturimeve në Rusi afër kufirit të saj me Gjeorgjinë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se ai shqetesohet për vendimin e SH.B.A.-së, duke e quajtur traktatin e Qiejve të Hapur “një element kryesor të arkitekturës sonë të kontrollit të armëve” i cili shërben si “një masë jetësore besimi dhe ndërtimi të sigurisë”.

Ai i bëri thirrje Uashingtonit të rikonsiderojë vendmin dhe per Mosken të “kthehet menjëherë në zbatimin e plotë të Traktatit”.

Më parë një grup prej 10 vendeve Evropiane thanë në një deklaratë të përbashkët që shqetesohen për kërcënimin e Trump – e fundit e tij në një varg tërheqjesh nga marrëveshjet ndërkombëtare.

VERITAS.COM.AL