(FOTO: Pamje nga një rrjet elektrik i dëmtuar nga moti i keq)
OSHEE bëri publike listën e linjave që kanë pësuar avari dhe të qyteteve e fshatrave pa energji.
Sipas OSHEE, gjatë natës u konstatuan defekte të shumta për shkak të motit, por gjatë orëve të paradites së sotme u riparuan më shumë se 65% e tyre.
Gjatë natës ka pësuar avari linja 110kv L110-28 Fushë – Arrëz – Kalimash, por rreth orës 09:42 është riparuar avaria në këtë linjë dhe kanë marrë energji të gjitha zonat e prekura.
Rajonet më të prekura nga defektet deri tani, shpallen këto zona: Rajoni Tiranë: Shënmeri , Mullet si dhe pjesërisht Zall Bastar, Ibë/ Rajoni Durrës: Likesaj, Romanat,Shijak, Karpen,Kavajë/ Rajoni Elbasan: Lëmnushë,Gramsh/ Rajoni Berat: Potom,Skrapar, Sulzotaj, Shenepremte, Lushnje/ Rajoni Fier: Mbrostar, Seman, Topojë, Ndërmenas/ Rajoni Gjirokastër: Lazarat, Dropull ,Gjirokastër, Buz, Dragot,Tepelenë/ Rajoni Vlorë: Amonicë, Gorisht, Kallarat, Bolenë/ Rajoni Kukës: Shishtavec, Zapod, Topojan, dhe pjesërisht Ujmisht, Qyteti Kukës (Lagja 7); pjesërisht Pac, Llugaj, Fierzë, Lekbibaj/ Rajoni Shkodër: pjesërisht Zagore,Koplik; Kashnjet si dhe pjesërisht Gjadër, Lezhë; Arrës Miliska, Rrapë-Pukë; Bërdicë, Rrethina, Guri i Zi, Dajç, Bushat si dhe pjesërisht Vau i Dejës-Shkodër
OSHEE njofton se grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.