Kreu i grupimit “Dhjetor 90”, Bislim Ahmetaj,  thotë se në qoftë se kryedemokrati Lulzim Basha hyn në zgjedhjet e 30 qershorit,  vret veten,  në qoftë se nuk hyn vret edhe Partinë Demokratike.

“Lul Basha po hyri në zgjedhjet e 30 Qershorit vret vetën, në qoftë se nuk hyn vret Partinë Demokratike(!)”, shkruan Ahmetaj.

Kujtojmë se vendi është në një ‘ngërc’ politik që pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës. Opozita e bashkuar thotë se nuk do të ketë zgjedhje pa u larguuar kryeministri Edi Rama.

Sipas PD, LSI, me Ramën në krye të qeverisë nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, Rama nga ana tjetër nuk po bën asnjë lëshim dhe thotë se do ketë zgjedhje me se siguri në 30 qershor dhe se protestat e opozitës janë thjesht kapriçiot e Lulzim Bashës.

Veritas.com.al/