Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 14 protestues pas protestës së djeshme të thirrur nga opozita, të cilët akuzohen se kanë goditur efektivët e policisë me sende të forta.
Sipas burimeve nga policia, protestuesit janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën akuzohen: Rrënim i pronës publike, kanosje dhe sulme ndaj policisë. Dje policia shoqëroi 20 protestues, por pas marrjes në pyetje dhe verikimeve, vetëm 14 prej tyre u është komunikuar arresti; ata ndërsa pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Grupi hetimor i ngritur për këtë rast po vijon analizën mbi pamjet filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit. Po kështu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe.
Asnjë nga liderët e protestës nuk është vënë nën arrest, ata bënë thirrje turmave për sulme, por vetë qëndruan si ‘ zotërinj’. Vetëm ish-deputeti i PD Luan Baçi dhe i biri po hetohen në gjendje të lirë.
Veritas.com.al/