Kaos në Selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës nuk kanë pritur protestën e orës 12:00 por kanë ‘pushtuar’ katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ndërkohë që më parë kanë goditur Sekretarin Për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko dhe nuk e kanë lejuar të futet në seli.
Berisha ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka mohuar ta ketë parë dhunën në seli. Ndërkohë që Partia Demokratike e ka konsideruar si një njeri që do gjak dhe vetë rri fshehur.
Protesta e thirrur prej tij do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, ku pritet të grumbullohen simpatizantët e Berishës për të hapur më pas dyert e ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas dështimit të 5 janarit, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.
E teksa jashtë oborrit të Partisë Demokratike do të zhvillohet një protestë e thirrur nga Sali Berisha, kryetari Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve të PD. Mbledhja nis në orën 11.00 ndërsa prej orës 08.30 Basha ka hyrë në selinë blu. Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po sot.
E teksa jashtë oborrit të Partisë Demokratike do të zhvillohet një protestë e thirrur nga Sali Berisha, kryetari Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve të PD. Mbledhja nis në orën 11.00 ndërsa prej orës 08.30 Basha ka hyrë në selinë blu. Në këtë mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po sot.
Policia do të monitorojë të gjithë protestën e ditës së sotme. Ndërhyrja do të bëhet vetëm në raste të nevojshme dhe do të qëndrohet në gatishmëri. Përmes kamerave të sigurisë do të identifikohen element të rrezikshëm që mund të bëjnë trazira.
Kampi i mbështetësve të Berishës kanë thënë se protesta do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa.
Në media kanë dalë foto të dyerve të blinduara brenda në seli, ndërsa dje, Report Tv me gazetaren Danjela Maloku bënë një inspektim se si paraqitet situata në seli. Çdo derë e selisë është e mbyllur me çelës ndërsa xhamat janë të veshur me adezivë duke mos lejuar të shihet asgjë nga brenda.
Nga ana tjetër, masa ka marrë edhe Kryeministria. Ndonëse protesta është thirrur të mbahet në seli, kryeministria ka ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.
Për atë se çfarë pritet të ndodhë sot me partinë më të madhe opozitare në vend, të dyja palët kanë nga një skenar. Ditën e djeshme, pas dyerve të mbyllura të selisë së PD, Berisha tha se sot ata do të nxjerrin Bashën me ‘pekule’ dhe ‘mjete teknik e paqësore’. Por edhe pse foli për protestë paqësore, Berisha paralajmëroi për pasoja shumë të rënda për ‘mercenarët që shoqërojnë Bashën’.
Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha reagoi pas këtyre deklaratave ku i kërkoi demokratëve të qëndrojnë larg, teksa paralajmëroi se Berisha ka mobilizuar trafikantë e kriminelë për dhunë. Ishte sekretari i përgjithshëm PD i cili përmendi edhe emrat e këtyre personave, Petrit Mustafa dhe Fatjon Dautaj, që sipas tij janë dënuar për vrasje dhe trafik droge në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë Basha ka theksuar se ditën e sotme ai do të vijojë si normalisht punën e tij dhe se e vetmja betejë për të është ajo kundër ‘regjimit të Ramës’.
Konflikti Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.