Edi Rama, kryeministër, në gjithë rrethrrotullimin nga një rreth në tjetrin, vetëm në zyrën e qeverisë- jo!, ka mbërritur nga Vlora në Shkodër. Zyrën e qeverisë e ka braktisur për shkak se në oborrin e qeverisë po zhvillohet protesta e opozitës.
Sot në Veri të vendit, Edi Rama është pritur me protesta. Ai u drejtua për në universitetin “Luigj Gurakuqi” për t’u folur studentëve për rëndësinë e zbatimit të Vetting-ut. Por të rinjtë e pritën me thirrjet: “Rama ik nga qeveria!”. Dhe pastaj i kërkuan që të “krijohet qeveri teknike”.
Të rinjtë tentuan t’i afrohen sallës ku Rama po mbante leksionin e hapur, por u penguan nga forcat e rendit. Me gjithë ushtrimin e forcës nga policia, nuk kishte persona të dëmtuar.
/Veritas.com.al/