Kryetari i Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj është dhunuar. Ai është goditur nga një 57-vjeçar me inicialet P.B.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen “Lirim”, Vlorë, pas një konflikti që të dy kanë pasur për shkak të detyrës së Binajt. Autori është vënë në pranga ndërkohë që rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.