Kanë mbetur vetëm 11 ditë deri në momentin e votimit për kryetar të Bashkisë në Dibër. Fushata është ndezur fort; aq më tepër qe maxhoranca ka angazhuar forca të shumta politike, ushtarake dhe jashtë- politike. Opozita dhe mediat kanë denoncuar angazhimin e “trafikantëve të drogës dhe njerëzve me precedentë kriminal”.
Në Dibër kandidojnë: Sherefedin Shehu, kandidat i Opozitës, dhe Muharrem Rama- kandidat i maxhorancës. I pari është ekonomist në profesion, ndërsa i dyti është mjek.
Ajo çfarë bie në sy është se deri më sot, kur kanë mbetur vetëm 11 ditë, në fushatë nuk është parë asnjë përfaqësues i LSI, pjesëmarrëse në koalicion. Ulje- ngritjet e humorit mes LSI dhe PS kanë krijuar një klimë mosbesimi se koalicioni qeverisës do të zgjasë shumë. Mes këtyre zërave, kryetari i PS dhe kryeministër, ka lëshuar mesazhin se “së shpejti ulemi në tavolinë me LSI për koalicionin e katër vjetëve të ardhshëm”. Pas kësaj deklarate nuk ka asnjë reagim nga LSI.
Por “stacioni” më i parë ku bëhet “Vettingu” i koalicionit, Dibra në zgjedhje, po dëshmon se koalicioni ose është dëmtuara, ose po shpërbëhet. Aq më shumë që zgjedhjet në Dibër përbëjnë një provë edhe për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Deri më tani ka veç një fushë bosh të koalicionit qeverisës.
Socialistët nuk kanë lëshuar pe për një takim të mundshëm me LSI ku ajo ritej ti vinte kushtet e saj në këmbim të mbështetjes në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës. Strukturat e PS dhe LSI nuk janë takuar ditën e hënë sipas kërkesës së LSI për takim për të rishikuar marrëveshjen e bashkëpunimit të 2015. Edhe pas shtyrjes që iu bë duket ende i pamundur një takim. LSI ka bërë publike kërkesat e saj që pretendon të plotësohen në këmbim të mbështetjes së kandidatit të PS për bashkinë e Dibrës. LSI kërkon 160 vende pune për militantët e saj, fonde për realizimin e premtimeve, tre qendrat administrative dhe nënkryetarin e bashkisë në Dibër.