Një nga digat më të mëdha, hidroelektrike Kakhovka është hedhur në erë në Kherson dhe është parlamëruar për përmbytje të mëdha.
Palët, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetërn pë hedhjen në erë të digës që rrezikon jetën e njerëzve dhe shumë zona.
Nivelet e ujit janë rritur në komunitetet pranë digës. Niveli i ujit rreth digës është rritur me pesë metra dhe disa ishuj në lumë janë zhdukur nën ujë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke thënë se 14 vendbanime në Kherson janë në rrezik nga përmbytjet dhe 22,000 njerëz që jetojnë aty.
“Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të evakuojmë banorët e fshatrave bregdetare,” tha kreu i qeverisë së rajonit Kherson, Andrei Aleksejenko, në një mesazh Telegram.
Diga Kakhovka, e cila është pushtuar që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, lejon që uji të furnizohet në gadishullin e Krimesë, të aneksuar në vitin 2014 nga Moska.