Nga: L. Skiro/
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zbuluar sot ‘armikun klasës’ në radhët e Opozitës dhe e ka demaskuar publikisht. Po të ishte periudha e Kuvendeve të Partisë Komuniste ose edhe e plenumeve, tani pritej që zoti Bushati të shpallej ‘Hysni Kapo’ i Enver Hoxhës, ndërsa armiku i klasës- menjëherë në burg.
Ditmir Bushati, i ardhur nga origjinë e afërt prej diktaturës komuniste, është tronditur kur ka dëgjuar dikë që ka thënë fjalën ‘bajgë’ për Federica Mogherinin, politikane e lartë e BE. Ky ‘dikush’ është vetë kryetari i PD, Lulzim Basha.
Deklaratën e ka bërë ministri që nga foltorja e Kuvendit.
Menjëherë ka reaguar vetë zoti Basha, autori i ‘sharjes së rëndë dhe armiqësore’ ndaj udhëheqëses. Ky ka mohuar kategorikisht se e ka thënë këtë fjalë.
“Mashtrues i pacipë dhe i paaftë”, Basha i ka thënë Bushatit.
Në momentin kur të gjithë po prisnin që autori i sharjes të thoshte ‘Po, e thashë”, dhe pastaj “e thashë për këto arsye’, Basha bëri të kundërtën. Basha e mohoi, duke mohuar të paktën një gjë që duhet ta thotë opozitare hapur e sinqerisht.
Në mediat e Europës, veç para pak ditësh, zonjën Mogherini e quajtën ‘merda’. Jo vetëm askush nuk mohoi e përgënjeshtroi, por edhe gazeta u bë më e lexueshme.
Me këtë rast m’u kujtuan disa të burgosur politik në diktaturë që u akuzua se kanë sharë Partinë, por ata edh pas burgut përgjigjeshin: “Jo, nuk kam sharë… Po se kush më ka kallëzuar”. Dhe porapë e quajnë veten disidentë në diktaturë…
Veritas.com.al/