Ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe reshjet e shiut kanë qenë prezente në të gjithë vendin.

Kurse në Kukës kanë rënë edhe reshjet e para të borës.

Maja e malit ‘Gjallicë’ është zbardhur .

Sipas meterologëve, temperaturat pritet të ulen edhe më shumë në ditët në vijim në të gjithë vendin.

Gjatë natës së djeshme në Kukës ka pasur edhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike.

Ndërsa në segmentin rrugor Kukës- Shishtavec, Margegaj- Valbonë dhe Fierze -Lekbibaj ka pasur shkarje dherash.

Gjithashtu,  pesë fshatrat e njësisë Administrative të Shishtavecit janë pa energji elektrike.

VERITAS.COM.AL/