Kur jeni në një lidhje atëherë ju duhet të bini në konsesus me njëri tjetrin, duhet të dini që komunikimi është çelësi i një marrëdhënie të suksesshme. Duke qenë se tashmë komunikimi po bëhet më tepër virtual sesa real, atëherë dhe çiftet po bëhen më tepër virtuale, duke humbur sensin e vërtetë të marrdhënies. Mesazhet nuk këshillohen të shkëmbehen në momente debatesh apo konfliktesh,pasi të gjithë pas telefonit ndihen më komodë dhe të lirshëm, ndaj ky fakt mund të shtojë më tepër keqkuptimet . Relaksohuni, takoheni live personin tuaj të dashur dhe lëreni virtualitetin mënjanë. Mos veproni kur jeni të mërzitur apo të inatosur, mos thoni fjalë për të cilat mund të pendoheni, mos veproni me mendje të trazuar, asgjë të mirë nuk do ju sjellë.
Disa të vërteta në një marrëdhënie:

 

Fuqia përfshin procesin e vendimeve

 

Si mund të merrni vendime në lidhjen tuaj? Kush përcakton cila është gjëja më e mirë për lidhjen tuaj? Duhet të shikoni çdo alternativë të mundshme kur merrni një vendim, i cili duhet të pëlqehet nga të dyja palët.

Fuqia pasqyron ndërvarësinë
Mënyra sesi e shihni fuqinë tuaj dhe fuqinë e partnerit tuaj mund të ndikojë në perceptimet që keni për pushtetin. Tani keni varësi me njëri tjetrin dhe nuk duhet të kërkoni të keni ju pushtetin gjatë gjithë kohës.
Barazia

 

Barazia nuk nënkupton të bësh diçka nga inati që e ka bërë dhe ai. Barazi do të thotë që ju të ndjeheni të barabartë, të keni të njëjtën ndienjë për njëri tjetrin, të keni të njëjtën liri dhe fuqi në lidhje.

 

Të kërkosh hapësirë dhe kohë

 

Të kërkosh hapësirat e tua për të pasur kohë të realizosh detyrat e tua morale dhe përgjegjësitë ëshë e nevojshme dhe humane. Secili duhet të marrë kohën e vet për të realizuar përgjegjësitë, detyrat e tij në familje shkollë, apo punë, duhet të marrë kohë për tu argëtuar me miqtë e tij. Po çdo gjë e ka një limit, çdo gjë duhet të jetë e matur dhe jo e tepruar. Të kërkosh kohë , është një shenjë reflektimi që nënkupton që kjo marrëdhënie nuk po të bën më të ndihesh mirë, apo je ndjerë konfuz, është shenjë që mund tju çoj drejt ndarjes, por gjithashtu mund të ketë dhe një rikthim.

 

Shumica e meshkujve mendojnë se tradhëti quhet vetëm sexi me dikë tjetër

 

Nuk është vetëm sexi tradhëti djema, ajo është etapa e fundit e një tradhëtie, edhe të flirtosh me dikë tjetër, të pish një kafe quhet tradhëti.

Sexi

 

Është një faktorë që ka tepër rëndësi në një raport, është një kimi që nuk fitohet, por që vërehet që në fillim, dhe sigurisht dy njerëz që e kanë këtë kimi , ka më tepër mundësi të mos e tradhëtojnë njëri tjetrin.

 

Të kërkosh falje

 

Të gjithë gabojmë dhe kjo është e ditur, të kërkosh falje është virtyt, dhe shenjë vlerësimi e respekti, kërkoni falje, është hapi i parë drejt pajtimit.

 

Të flasësh për çdo temë

 

Një lidhje e shëndetshme është ajo që partnerët janë të hapur të flasin për çdo temë me njëri tjetrin, qoftë si ju pëlqen të bëni sex, qoftë për problemet në punë , shoqëri apo familje, kjo është shenjë që tregon se ai që keni në krah ka tepër rëndësi për ju.

 

Të bëni plane

Nëse personi që keni në krah është i veçantë për ju , atëherë planet janë pjesë e ditës tuaj. Tregojini atij/ asaj çfarë ëndërroni me të, çfarë planesh keni për të ardhmen.

 

Përgjigjuni pyetjeve të saj/ tij

 

Të përgjigjesh pyetjeve është minimumi, nuk duhet të bezdiseni nga pyetjet që ju bëhenn, keni të drejtë të keni informacion për çdo gjë që ju shqetëson apo e keni të paqartë.

 

Vendoseni veten në pozicionin e tjetrit para se të ndërmerrni çdo hap

 

Mos u bëni egoist, mendoni dhe për tjetrin siç mendoni për veten tuaj, nëse e doni vërtet kjo ju vjen në mënyrë natyrale. Mendoni sesi do të ndihet ai/ajo , pastaj veproni. Ju mund ta lëndoni më shumë se kushdo tjetër.

 

Përkushtojuni

Një marrdhënie kërkon përkushtim maksimal dhe përgjegjëshmëri, tregojini atij/ asaj sa shumë e doni, me fjalë edhe me vepra, përkushtojini për të çdo ditë, qëndrojini pranë kur ka nevojë, ndani gëzimet dhe problemet bashkë. Bëhuni një njeri i vetëm!