Nga G. Miri/
Dita e sotme, e Dielë, mund të konsiderohet si dita e Luftës së vëllezërve armiq. Sot janë vrarë ose janë arrestuar jo fajtorët “armiq” për vëllezërit e tyre.
Media ka shkruar gjatë gjithë ditës veç për njerëzit e afërm të atyre që kanë kryer faje. Këta kanë marrë ndëshkime të rënda që nga nata e mbrëmshme e deri në këto momente.
Ja cuilët janë:
Një fshatar nga Kaçinari i Mirditës, Aleksandër Bardhi, është vrarë për shkaqe që nuk dihen. Shkaqet mund të merren me mend veç duke bërë lidhjet (që në fakt i bën media) mes tij dhe familjes. Ai është vëllai i ish- kryetarit të Komunës Kaçinar, Petrit Bardhi. Petriti ishte i burgosur me akuzën e “kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike”. Por u lirua nga burgu sepse “gërrhiste natën” dhe shqetësointe shokët e burgosur.
Një tjetër vrasje është kryer mbrëmë në Sarandë. Edhe për atë u shkrua se ishte me rekorde kriminale dhe vëllai i një zyrtari të lartë të Partisë Socialiste në Shëndelli të sarandës.
Xhilio Shkurti, një i ri tjetër, është varrë sot në Lushnjë. Por nuk sillen prova pse ky ishte një kontigjent krimi, veç se “është vëllai i Aldo Bares”. Aldo Bare është një i burgosur, i bujshëm për krimet e tij në zonën e Lushnjës, i akuzuar për vrasje dhe trafik të paligjshem qeniesh humane dhe mallrash.
Edhe në qytetin e Lezhës është arrestuar sot një person i akuzuar dhe kapur në flagrancë si shpërndarës lëndeësh narkotike, në moshën rreth 45 vjeç. Emri i tij është Pajtim Aga, por media e kualifikon atë si “vëllai i shefit” të komisariatit të Policisë në Dibër.
Në fakt, lidhja e krimit me familjet e psuhtetarëve të përzierë me krimin, është një vijë faktike, por edhe një element qartësimi për lexuesin e mediave. Të gjithë vëllezërit e këtyre viktimave që ose janë vrarë os ejanë burgosur sot, janë të njohur publikisht në fushën e krimit. Por sot ka ndodhur që të gjithë fajtorët janë fajtorë edhe pse kanë lidhje të ngushta me pushtetarë krimi.