BBC nga Washingtoni njofton se ndërsa Donald Trump po fiton mbështetje, Hillary Clinton ka mbajtur disa mitingje në shtete që kanë qenë konsideruar të sigurta për Demokratët.
Një korrespondent i BBC thotë se të dy ekipet tani po përqendrohen më shumë në sigurimin e votës së mbështetësve të tyre, se sa në “gjurmimin” e atyre që janë të pa vendosur.
Tridhjetë e shtatë milion votues kanë votuar deri në këto momente në “votimet e hershme”.
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se janë duke vlerësuar informacionet për ndonjë sulm të mundshëm terrorist nga al-Qaeda.
New York, Texas dhe Virginia besohet se do të jenë një objektiv i mundshëm sulmesh terroriste. Po thuhet që dita e Marte, një ditë para votimeve, do të jetë më e rrezikshme. Por zëdhënësi i Policisë tha se informacioni nuk është “i specifikuar”.
/Veritas.com.al/