Në mbledhjen e liderëve të BE në Bruksel, që u mbyll në 02:44 të mëngjesit, Greqia mbajti një qëndrim të qartë, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Natyrisht, pala greke ka vendosur gjithmonë kushte të rrepta për integrimin e dy vendeve fqinje në BE, por në rastin konkret, opinionet janë qartazi pro çeljes së negociatave.

Pas dështimit të përpjekjeve  edhe me Holandë e Danimarkë, pala greke bën bilancin e domethënies së vendimit të djeshëm, për të ardhmen e rajonit. Dhe nga çdo këndvështrim, vendimi i Këshillit të Europës nuk ishte pozitiv.

Kryeministri grek, Kyriakos Micotakis, ka theksuar se Greqia është forca stabilizuese në rajon, dhe se mbështet rrugën europiane të fqinjëve në BE, me kusht të përhershëm respektimin e plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe sa janë nënshkruar nga të gjitha palët, në dobi të respektimit të së drejtës së shtetit.

Qeveria Micotakis tashmë përgatitet për probleme të mundshme në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë Veriore. Vetë kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se “Marrëveshja e Prespës është e lidhur me perspektivën tonë evropiane”, duke ushtruar sa presion mundet liderëve të BE-së, mesa duket, pa arritur rezultatin e pritshëm.

Veritas.com.al/