Do të kërkojmë me çdo kusht miratimin e reformës në drejtësi. Ky është qëndrimi i palëkundur i ambasadorit Amerikan Donald Lu, përpara grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Ne nuk do të ndalojmë insistimin tonë derisa të finalizojmë Reformën në Drejtësi, do të kërkojmë me çdo kush finalizimin e kësaj Reforme kaq të rëndësishme”.
Ambasadori i SHBA dhe ajo e BE kanë mbërritur në selinë blu, një ditë pasi zhvilluan takime të posaçme me grupet parlamentare të PS dhe LSI. Por prania e tyre është komentuar me herën nga ish kryeparlamentarja Jozefia Topalli, për të cilën Donald LU kishte këtë përgjigje:
“Kam dëgjuar se keni filluar diskutimin mbi ardhjen tonë. Nuk do të ketë kapërcim të vijës së kuqe. Prania ime është shprehje e rëndësisë së reformës, nuk do të ketë urdhëra. Jemi të përgatitur të jemi konnstruktiv por duam dhe partner, opozitë konstruktive. Kjo reformë të marrë miratimin dhe të zbatohet. E vetmja pyetje është si do ta bëjmë këtë? Me bashkëpunimin e të gjitha partive? OPDAT ka përgatitur një draft që është i mirë me sinqeritet në zbatim të Venecias, por si paketë siguron një themel të mirë”.
Sipas burimeve nga mbledhjes së grupit, kreu I opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar miratimin e reformës si jetike për proçesin e integrimit të vendit në BE, ndërsa ka sqaruar gjithë rrugën që ka ndjekur PD për finalizimin e saj. Ndërkohë që ka qënë ambasadorja e BE Romana Vllahutin, e cila ka thënë prerazi që Brukseli nuk do t’i ofrojë asnjë ndihmë Shqipërisë pa miratuar Reformën më të rëndësishme në sistemin e Drejtësisë.
“Keni të drejtë sovrane të merrni vendimet tuaja. Kurse detyrimi im është tju tregoj ju avancimin e Shqipërisë nga këndvështrimi europian. Ne kemi investuar kapital politik, para dhe ekspertizë. Në rast se nuk do të ketë ndërhyrje të thellë e të plotë në këtë reformë nuk mund të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e BE-së”.
Por ajo që ran ë sy në takimin që grupi parlamentar demorat zhvilloj me ambasadorët Lu e Vllahutin ishte mungesa e ish-kryeminstrit Sali Berisha, ndërsa ende nuk është bërë të ditur arësyeja.
11 Maj 2016