Presidenti Donald Trump bëri një deklaratë në nderim të ish First Lady, Barbara Bush, gruaja e Presidentit George H.W. Bush, duke u radhitur me liderët në mbarë botën që bënë homazhe në kujtim të jetës së saj pasi ajo ndërroi jetë ditën e Martë.
“Ajo do të kujtohet për kohë të gjatë për devocionin e saj të lartë ndaj kombit dhe familjes. Për të dyja, si kombin edhe atdheun, ajo shërbeu mrekullisht mirë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga presidenti dhe nga First Lady Melania Trump për familjen Bush.
Trump e çmoi zonjën Bush si një”avokate të familjes Amerikane” dhe ofroi përpjekjet e tij për të rritur ndërgjegjen mbi rëndësinë e edukimit.
Melania Trump shpërndau një deklaratë të veçantë ku e çmonte zonjën Bush për “forcën”e saj.
“Gjatë gjithë jetës së saj, ajo vuri familjen dhe kombin mbi të gjita të tjerat”, tha ajo. “Përkushtimi i saj në shërbimin ndaj popullit Amerikan mund të krahasohet vetëm me dhëmshurinë e saj dhe dashurinë për familjen”.
Veritas.com.al/