(FOTO: Presidenti Trump sot në mëngjes në takim me liderë të biznesit)/ 

Presidenti Donald Trump u takua me CEOs dhe liderë të biznesit ditën e Hënë në mëngjes. Teksa po zhvillonte takimin e mëngjesit iu premtoi se do të jenë në pjesë e rregullores bazë të administratës së tij.

“Ne do të shkurtojmë taksat pasivisht, si për klasën e mesme ashtu edhe për kompanitë, njëkohësisht”, tha ai gjatë takimit. “Dhe kjo është masive. Ne po përpiqemi t’i shkurtojmë nga 15 në 20 për qind”, tha ai.

Trump tha gjithashtu se do të shkurtojë disa rregullore të tepërta dhe penguese; gjë që erdhi si “e papritur” kur shpjegoi se sa e dëmshme do të ishte një rregullore e tepërt.

“Ne do ta thjeshtëzojmë sistemin e rregullave masivisht… ne mendojmë ta shkurtojmë diku te 75 për qind”, tha.

Presidenti takoi Michael S. Dell të Dell Technologies, Jeff M. Fettig të  Whirlpool, Mark Fields të  Ford Motor Company, Alex Gorsky të Johnson & Johnson, Marillyn A. Heëson të  Lockheed Martin, Klaus Kleinfeld të Arconic, Andreë N. Liveris të Doë Chemical, Mario Longhi të U.S. Steel, Elon R. Musk të SpaceX, Kevin Plank të Under Armour, Mark S. Sutton të International Paper, dhe Wendell P. Weeks të Corning

Trump njoftoi se çdo kompani që do të ndajë punimet ,e vende jashtë Amerikës, do të ndëshkohet.

“Në qoftë se ndodh kjo, atëherë do të imponojmë taksa shumë të larta në kufi mbi produktet e tyre”.

/Veritas.com.al/