“Unë mendoj se do të jetë shumë mirë për punën gjatë gjithë këtij mandati  dhe për një mandat tjetër nëse zgjidhet”. Dr. Jackson.

Dr. Ronny Jackson i Shtëpisë së Bardhë vlerëon Donald Trump dhe foli në detaje rreth shëndetit mental dhe psikik të presidentit, ditën e martë, duke e quajtur shëndetin e presidentit “të shkëlqyer”.

Reporterët në Shtëpinë e Bardhë në një konferencë të shkurtër shtypi, u shfaqen të habitur se, pavarësisht raporteve se Trump konsumon fast food, Dr. Jackson tha mbi të gjitha shëndeti i presidentit është i mrekullueshëm për një burrë 71-vjeccar.

“Kjo quhet genetike,” tha Jackson. “Unë nuk e di. Disa njerëz kanë gene madhështore… ai ka gene të pabesueshëm dhe të tilla vetëm Zoti i bën”.

Jackson ka shërbyer si mjek i Shtëpisë së Bardhë për dy presidentët e fundit- Barack Obama dhe  George Ë. Bush.

Ai tha se pavarësisht nga shëndeti i mirë, ai foli me presidentin rreth humbjes së 10-15 pound përmes dietës dhe ushtrimeve.  Presidenti ra dakord.

“Ai është më shumë entuziast mbi dietën se sa mbi ushtrimet, por ne do t’i bëjmë të dyja”, tha Jackson.

Ai shtoi se Trump është më shëndetmirë qëkurse po ha ushqim të gatuar nga shefi në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti është shumë i përshtatshëm për punën” tha Jackson. “Unë mendoj se do të jetë shumë mirë për punën gjatë gjithë këtij mandati  dhe për një mandat tjetër nëse zgjidhet”, tha Dr. Jackson.

Veritas.com.al/