-Sipas raporteve, Presidenti Donald Trump ka në plan të largohet nga Uashingtoni, D.C., pas një ceremonie lamtumire në mëngjes të ditës së ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

 

Presidenti pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë ose në bordin e Marine One ose me autokolonë për herë të fundit të mërkurën në mëngjes para inaugurimit të Biden.

Ceremonia e lamtumirës së Trump do të zhvillohet në Joint Base Andrews, ku është vendosur Air Force One. Detajet e plota të ceremonisë nuk janë përcaktuar.

Trump dhe familja e tij planifikojnë të fluturojnë në bordin e Air Force One për në rezidencën e tij Mar-a-Lago, ku ai do të fillojë post-presidencën e tij.

Një ceremoni lamtumire nuk është e pashembullt, pasi ish-Presidenti Barack Obama dhe familja e tij gjithashtu mbajtën një ngjarje dhe një fjalim për stafin e Shtëpisë së Bardhë përpara se të hipnin në Air Force One për udhëtimin e tyre të lamtumirës.

Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurim, një vendim me të cilin presidenti i zgjedhur Joe Biden ra dakord.

“Një nga gjërat e pakta që ai dhe unë kemi rënë dakord ndonjëherë”, u përgjigj Biden kur gazetarët e pyetën për vendimin e Trump. “Ashtë një gjë e mirë – ai nuk shfaqet.”

Nënpresidenti Mike Pence pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit së bashku me ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton. Ish Presidenti Jimmy Carter, 96 vjeç, nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

VERITAS.COM.AL