Presidenti Donald Trump pohoi të martën se agjentët e përforcimit të kufirit kishin kthyer mbrapsht me sukses karvanët e emigrantëve që u përpoqën të hynin në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht raporteve për rritje të kalimeve të paligjshme te kufirit.

“Pavarësisht Karvanëve te mëdhenj që ISHIN duke u formuar dhe drejtoheshin në vendin tonë, njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të kalojnë nëpër Muret e sapo ndërtuar, Mure dhe Gardhe te improvizuara, ose oficerë e ushtarake te patrullimit kufitar ,” shkroi Trump në Twitter.

Në nëntor 2018, në kufirin jugor kishte rreth 52,000 kalime te kufirit, numri më i madh i emigrantëve të paligjshëm në muajin nëntor që nga viti 2006.

Veritas.com.al/