Presidenti Donald Trump ka vlerësuar bankën Qendrore të Kinës pasi urdhëroi bankat që të ndalojnë të bërin biznes me Korenë e Veriut.

“Dua vetëm të them se falënderoj presidentin e Kinës, Xi , për lëvizjen e guximshme që bëri sot”, tha Trump.

“Lëvizja ishte diçka e papritur dhe ne e vlerësojmë”- tha.

Bankave kineze u ishte thënë në një ‘memo’ që të ndalojnë punën me bankat e reja dhe ato ekzistuese në gjithë Korenë e Veriut, – sipas raportimeve nga Reuters, ku citohen edhe nevojat për bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara mbi sanksionet.

Presidenti Trump, gjithashtu njoftoi për një urdhër të ri ekzekutiv, që lejon Departamentin e Thesarit që të vërë në objektiv bankat dhe bizneset e huaja për të bërë biznes me Korenë e Veriut që ndodhet nën sanksione.

“Bankat e huaja po përballen me një zgjedhje të qartë: Të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara, ose të ndihmojnë tregun me regjimin e paligjshëm në Korenë e Veriut”, tha Trump në deklaratë gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut,  Moon Jae-in dhe kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe në Neë York City.

Trump tha se Koreja e Veriut ka abuzuar mbi sistemin financiar duke financuar programe të armatimit bërthamor dhe duke vazhduar të kërcënojë fqinjët e vet.

“Unë duhet t’u them se kjo është komplet denuklearizim i Koresë së Veriut, çfarë ne kërkojmë”, tha Trump. “Ne nuk mund ta kemi së si kufomë botërore”.

Veritas.com.al/