Izraeli nuk ndalon sulmet ajrore ndaj objektivave të Hamasit që ndodhen në Gaza. Sipas burimeve palestineze mësohet se 55 persona janë vrarë nga bombat dhe raketat izraelite, teksa ushtria e Netanjahu deklaron se ka goditur më shumë se 200 objektiva terroristësh.
Në fokus të sulmeve ka qenë një bazë e Hamas në Gaza, një bankë që përdorej prej tyre për financimin e akteve terroriste dhe një linjë tunelesh nëntokësore. Marina sulmoi gjithashtu disa objektiva ushtarake arabo-palestineze, përfshirë dhe një depo armësh në Gaza.
Ndërkohë, vijon evakuimi i civilëve nga Gaza me ritme të shpejta pasi autoritetet izraelite nuk tërhiqen nga plani i tyre për të shkatërruar Hamasin në rrënjë.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura në Izrael informon se deri në këto momente janë evakuuar mbi 600 mijë banorë nga Gaza, teksa kanë mbetur dhe 100 mijë të tjerë.