Nga: SEAN MORAN, Brietbart

Presidenti Donald Trump shpërndau mesazhin e tij presidencial të Krishtlindjeve nga Shtëpia e Bardhë të Mërkurën, duke bërë thirrje që vendi të nxisë një sens më të madh të “mirëkuptimit dhe respektit”.

Presidenti tha në një deklaratë, “Ndërsa sfidat me të cilat përballet vendi ynë janë të mëdha, lidhjet që na bashkojnë si amerikanë janë shumë më të forta.”

“Së bashku, ne duhet të përpiqemi të nxisim një kulturë të mirëkuptimit dhe respektit më të thellë – tipare që ilustrojnë mësimet e Krishtit”, shtoi Trump.

Komentet e Presidentit Trump ndjekin votimin e impeachmentit te kryetares se Dhomës Nancy Pelosi (D-CA) dhe Demokratëve që votuan për të, duke besuar se ai pengoi Kongresin dhe abuzoi me detyrën e presidencës. Pelosi ka pritur dërgimin e neneve të impeachmentit në Senat, duke pohuar se Udhëheqësi i mazhorancës së Senatit Mitch McConnell (R-KY) nuk do të zhvillojë një gjykim të drejtë për impeachmentin.

Gjyqi i impeachmentit nuk do të fillojë derisa kryetarja Pelosi t’i dërgojë nenet në Senat.

Presidenti Trump e ka quajtur procedurën e impeachmentit ndaj tij si një “rreng” dhe pretendoi se ai u trajtua më padrejtësisht sesa “të akuzuarat në Gjyqet ndaj Magjistareve Salem”.

Presidenti parashikoi të hënën se kryetarja Pelosi do të humbasë shumicën e Dhomës pasi ka ushtruar impeachmentin.

“Pelosi na jep ne gjyqin më të padrejtë në historinë e Kongresit të SHBA, dhe tani ajo po qan për drejtësi në Senat dhe po shkel të gjitha rregullat ndërsa e bën këtë,” akuzoi Trump. “Ajo e humbi Kongresin një herë; dhe do ta humbë përsëri! ”

Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve, presidenti lavdëroi anëtarët e shërbimit Amerikan “të cilët vazhdojnë të luftojnë për liritë tona të dashura”.

“Si komandant i përgjithshëm, unë i përshëndes për shërbimin e tyre dhe falënderoj anëtarët e familjeve të tyre për sakrificën e tyre të përbashkët në këtë mision fisnik, veçanërisht gjatë sezonit të festave,” shtoi ai.

“Shpresojmë që zemra juaj të jetë e mbushur me dashurinë dhe gëzimin e besimit, familjes dhe miqve tuaj këtë Krishtlindje. Ne ju dërgojmë urimet tona më të mira për një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur dhe të prosperuar, “tha presidenti.

VERITAS.COM.AL/