CHARLIE SPIERING, BREITBART
Presidenti Donald Trump shtrëngoi duart e mbështetësve me besim të hënën në Florida, me gjithë frikën e ngritur në Uashington, DC, për përhapjen e koronavirusit.
Presidenti zbarkoi në Orlando, Florida dhe shkoi pranë një gardhi për të shtrënguar duart e një grupi mbështetësish qe brohorisnin, para se të linte aeroportin për të marrë pjesë në një mbledhje fondesh.
Presidenti foli për shtrëngimin e duarve gjatë një takimi në bashkinë e qytetit të enjten mbrëma në Pensilvani, duke theksuar se “nuk mund të jesh politikan dhe të mos shtrëngosh duart”.
“Në fund të fundit, unë shtrëngoj dorën e kujtdo. Jam krenar për këtë, “vazhdoi ai. “Ata janë njerëz që unë i dua. Ata janë njerëz për të cilët unë dua të kujdesem. ”
Trump vazhdon të përdorë dizinfektuesin e duarve gjatë takimeve të tij me mbështetësit, sipas raporteve.
“Ndërsa u kemi kërkuar të gjithë Amerikanëve të ushtrojnë masa higjiene në sensin e mirë, ne po i bejmë punet si zakonisht,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë të hënën. “Unë dua t’i kujtoj mediave edhe një herë që të jenë të përgjegjshëm me të gjitha raportimet.”
Zëvendes Presidenti Mike Pence bëri bujë pasi përshëndeti Guvernatorin e shtetit të Uashingtonit, Jay Inslee dhe zyrtarë të tjerë me një “goditje me bërryl” në aeroportin e Tacomas, Uashington, të enjten.
Kryetari i Unionit Konservator Amerikan Matt Schlapp e vendosi veten në karantinë vullnetare në shtëpinë e tij të hënën, pasi zbuloi se ai kishte ardhur në kontakt rastësor me një pjesëmarrës në CPAC i cili u testua pozitiv për virusin. Schlapp tha se nuk po përjeton ndonjë simptomë të virusit.
Schlapp gjithashtu është fotografuar duke shtrënguar duart me Presidentin Trump gjatë konferencës të Shtunën pasdite, megjithëse personi që u testua pozitiv për virusin nuk mori pjesë në konferencë të Shtunën, sipas Schlapp.
VERITAS.COM.AL/