Kandidati presidencial i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale. Deklaratën e ka bërë përmes një bisede telefonike me mediat amerikane.
Zoti Trump ka qenë nën presion pas publikimit të një kasete duke bërë komente të turpshme dhe duke u mburrur me futje duarsh dhe puthjet ndaj femrave.
Ai tha për Ëall Street Journal se kishte “zero shanse që të jap dorëheqjen ” dhe se kishte një mbështetje të pabesueshme.
Kyessuesit e republikanëve e dënuan videon. Rivale e Trump në zgjedhje, zonja Clinton, e quajti “të tmerrshme”.
Ndërsa kandidati për zëvendës president Mike Pence tha se ndjehej “i ofenduar” nga video e zotit Trump, por shumë mirënjohës që kishte shprehur keqardhje dhe falje në emër të popullit amerikan.