Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar se do ta ndryshojë imazhin e vet, pas një takimi me liderët e partisë së republikaneve, i cili u mbajt pas dyerve të mbyllura

BBC shkruan se sipas Associated Press, biznesmeni, i cili prinë në garën e republikaneve për t’u nominuar kandidat për president, e dha mesazhin përmes ndihmësve të vet .

Suksesi i Trump në zgjedhjet primare deri më tani i ka vënë në merak republikanët, të cilët janë të shqetësuar se toni dhe politikat që përdor Trump mund t’i largojnë votuesit