Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka thënë se “një vend i veçantë në ferr” duhet për “ata që promovojnë Brexit” pa ndonjë skicë plani se si duhet bërë kjo pa dëme.

Ai po fliste pas bisedimeve me kryeministrin Irlandez, Leo Varadkar, në Bruksel.

Parlamentarët mbështetës ndaj Brexit reaguan të mërzitur ndaj komentit, dhe akuzuan Tusk për “arrogancë”.

Downing Street tha se për zotin Tusk çështja është “nëse ai e mendon përdorimin e kësaj gjuhe”.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha: “Ne kishim një fushatë referendumi të fortë në vendin tonë. Ajo ishte prova e demokracisë më të gjerë në historinë e popullit që votoi për të lënë Bashkimin Europian”.

Veritas.com.al/