Zotime nga miliarderë francez, nga sektori publik dhe i biznesit, janë dhënë për të ndihmuar rindërtimin e katedrales Notre-Dame;  shuma arrin në 700 milion euro (790 milion dollarë) ditën e  marte, mes mbështetjes prej publikut që kanë gatishmërinë të kontribuojnë për njërën nga monumentet ikonike të Europës.

Presidenti Emmanuel Macron ka dekalruar se monumenti mijëvjeçar do të restaurohet pasi maja dhe çatia ranë ditën e Hëne në mbrëmje në një flakë spektakolare që thuhet se u shkaktu nga intensifikimi i punimeve për restaurimin.

Grupi i luksit Francez, Kering, brandet e të cilit përfshijnë Yves Saint Laurent dhe Gucci, e nisën fushatën ditën e Hëne me një premtim prej 100 milion euro ($113 milion).

Ai u ndoq të Martën nga 200-milion-euro të premtuar nga rivali i luksit LVMH dhe familja e themeluesit të saj Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Francë.

Grupi kozmetik  L’Oreal dhe familja që e ka krijuar Bettencourt ofruan 200 milion euro, ndërsa gjigandi francez i naftës Total tha se mund të kontribuojë me 100 milion euro.

Disa biznese të tjera dhe firma franceze gjithashtu thanë se do të kontribuojnë, disa prej të cilave me shumat 10 ose 20 milion euro.

Air France tha se do të ofrojë udhëtime falas për ekspertët që do të sillen për restaurimin e  Notre-Dame, ndërsa gjigandi Saint-Gobain premtoi të bëjë ekspertizën në restaurimin e pjesës së dritareve me xham të rrahur që shpërthyen nga zjarri.

Veritas.com.al/