Normalizimi i marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë sesi Prishtina dhe Beogradi Zyrtar mund të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Kjo është ajo çfarë deklaroi Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Unionit 27 anëtarësh nëpërmjet një statusi në rrjetin social X.

Kallas uroi Peter Sorensen për marrjen e rolit të tij si emisar i BE për dialogun Kosovë Serbi duke shkruar se i pret një punë e madhe, ndërsa nuk harroi të falenderonte edhe Miroslav Lajcak për punën e tij. Nën qeverinë e Albin Kurtit marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Kosovës arritën në pikën më të ulët historike duke detyruar Brukselin zyrtar të vendoste masa ndëshkuese ndaj Prishtinës.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *