Rama në samitin e BE mbi Associmin, tha: Nga ana tjetër duke folur për Shqipërinë dhe ecurinë e procesit, jemi të lumtur të konstatojmë se gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, nuk kemi asnjë vonesë. Reforma në drejtësi ka nisur të japë fryte domethënëse, nuk është fushë me lule, ka ferrat e gropat e veta. Në Shqipëri po ndodh ajo që shuma pak kohë më parë askush nuk e imagjinonte.
Drejtësia në Shqipëri po godet, njerëz të lidhur me pushtetin apo jo, sic nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi. Po tregojmë se koha e të paprekshmëve dhe të strehuarëve nën ombrellën e pushtetit ka mbaruar. Jam krenar që në rajon Shqipëria është I vetmi vend që e ka bërë këtë reformë.
Reforma po jep rezultate, natyrish zbatimi ka problemet e veta, por ne nuk I kemi vënë në asnjë moment në diskutim cfarë drejtësia e re vendos. E kemi bërë të qartë kushdo që ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat. PS e qeveria nuk ofron shërbim avokatie për askënd. Nuk do ketë më zyrtarë të lartë që do kenë lidhje me prokurimet publike.