Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rubjekë në Durrës, Ornela Gjeçi, ka humbur jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.

Gjeçi, 45 vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit rreth orës 08:20 nga bashkëshorti i saj.

Fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se 45-vjeçarja ka mbërritur në spital pa shenja jete.

“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë – Ornela Gjeçi.

Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë.

Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës.

Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkruhet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.