Policia e Tiranës ka finalizuar pas disa muajsh hetime intensive dhe me metoda proaktive, operacionin policor të koduar “Blloku 33”, që ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në shitjen e drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut.

Hetimet, të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kanë identifikuar 42 persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

këtë aktivitet kriminal.

Gjykata ka caktuar 33 masa sigurie, prej të cilave janë ekzekutuar 25:

·         24 shtetas janë arrestuar me masën “Arrest në burg”,

·         1 shtetas është vendosur në “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, 8 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve në banesat e të arrestuarve, janë sekuestruar:

·         1 kg e 964 gramë kokainë,

·         450 gramë heroinë,

85 kg Cannabis Sativa (të sekuestruara gjatë hetimeve paraprake),

·         2 armë zjarri pistoleta,

·         29 celularë,

·         6 automjete,

·         4 peshore elektronike,

·         shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshoet se janë përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike.

EMRAT E TE ARRESTUARVE

1. Arnold Hida,
2. Durim Gurzi,
3. Artur Gurzi,.
4. Elvis Sejdo,.
5. Julian Bushati,
6. Adnan Hida,
7. Sabian Jashari,
8. Mario Avdiaj,
9. Geraldo Kovaçi,
10. Albert Shushku,
11. Emrah Mustafaj,
12. Xhoana Rustemi (Hasani),
13. Vladimir Qerimi,
14. Myzafer Xhanari.
15. Albi Shehu,
16. Ledio Dervishi,
17. Juljan Rabushja,
18. Elisard Rrustaj,
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka,
21. Kevin Troplini,
22. Samuel Demiri,
23. Ardit Dervishi,
24. Faik Kurti, Me mase sigurie arrest shtepie
25. Ledin Kazanxhi.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *