Është sekuestruar një sasi e madhe droge në Vlorë gjatë paradites së sotme. j 600 kilogram janë gjetur vetëm në fshatin Drithas.
Droga është gjetur gjatë kontrollit të territorit përreth ku u gjet sasia e madhe gjatë operacionit.
Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë.
Efektivet e Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit kanabis sativa.
Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg. Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.
Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj.
Vazhdon transportimi i drogës drejt ambienteve të Policisë Vlorë.
Veritas.com.al/