Nga: Ylli Dylgjeri/

Koha lëviz, ndryshon, evoluon. Edhe sjella ndryshon. Paçka se sërish Ne mbetemi.

Paçka se mua dikush sot do të më thërrasë Stari, dikë tjetër Henry, Tigri, etj. etj. Ose përbri emrit të venë edhe emrin e nënës, p.sh Dashi i Havasë. Gjithsesi, duhet të mësohemi me të renë, me inovativen edhe në gjeneralitetet e tregut.

Dje mësova se edhe disa të njohurve të mi të hershëm, ia kishin ndërruar sërish emrat. Nar Kokës,  për shembull, i thërrisni Leonardo Di Testa. Gëzimit të Kashtës i thërrisnin Happy i…Kashtës etj. (Të më falin të përmendurit)

Ndaj duhet mbajtur gjithmonë me vete Karta e Identiteti, se pastaj ndodh e papritura. Ndodh aksidenti. Jetojmë në kohën kur edhe policët ndërrohen shpesh e më shpesh. Thërritesh në polici për disa formalitete dhe….ta kthejnë prapë emrin si e kishe. Punë m..i

Duhet mbajtur mënd emri i parë.

Veritas.com.al/