Bashkimi Europian (BE) do të ketë vetëm 48 orë për të dhënë përgjigje mbi planet e tij ndaj negociatave me Brexit pasi Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht vuri në lëvizje Artikullin 50, ka thënë presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Kryeministrja Britanike, Theresa May ka premtuar të fillojë procesin zyrtar Brexit në fund të muajit.

Zoti Tusk tha se Këshilli Europian mund të lëshojë draftin e planit të tij për bisedimet mbi Brexit menjëherë pasi zonja May ta bëjë këtë.

Duke folur të mërkurën, presidenti i këshillit Europian tha: “ Kur Britania të njoftojë, atëherë është objektivi ynë që të reagojmë me një draft të negociatave për direktivat që do të shqyrtohen nga 27 anëtarët e BE”

“Për këtë unë mendoj se kemi nevojë për 48 orë, pak a shumë; ndoshta në Prill, që ta finalizojmë këtë. Por tani për tani po presim nxitjen nga Mbretëria e Bashkuar”.

Por pavarësisht nga komentet e zotit Tusk, negociatat zyrtare  mund të mos fillojnë edhe dy muaj të tjerë përderisa Këshilli Europian ka për të bërë një plan me më shumë detaje.

Mbi të gjitha, akoma nuk dihet fati i zotit Tusk, president i KiE, i cili po kundërshtohet për rizgjedhje.

/Veritas.com.al/