Nga: Anila Rezhda/ Shkrimtare

Secili ndjek një udhë që beson se do e nxjerri tek suksesi dhe lumturia.

Bën gabime, korrigjime, lodhet, stërmundohet ose i vijnë mirë e mbarë gjërat nga trashëgimi ose nga puna e frytshme e burrit që e do femrën kukull shtëpie për kornizën bashkëshortore.

Duke hedhur hapa, hapa drejt të panjohurës sekondare, mendojmë qetësisht se po shkruajmë Librin e jetës tonë, nuk i biem njeriu në qafë.

Papritur nje ditë, një shoqe ose e njohur j’u hedh një opinion bombë për jetën tuaj, diçka qe ka të bëjë me dhimbje, humbje, defekt proporcional, me marrëdhënien që jeni.

Çuditesh ku e gjeti kurajën, të drejtën?!

Përgjigja është e thjeshtë fare, sepse Ti dhe Unë i nderuar lexues me veçantinë tonë shkruajmë librat e jetës edhe të njerëzve të tjerë!!!

Si ta besosh këtë?!

Ç’do njeri ka një veshje, stil, arsim, pozitë shoqërore, nivel ekonomik të tij etj.

Kjo e veçantë del direkt në pah si vaji mbi lakra pa vënë ti vetë tellall fare, pasi i “interesuari” do të përtypë të vetën e tij të përditshme që nuk i tretet në stomak me mungesat e tua jetësore, ekonomike ose shpirtërore.

Marrja me hallin tënd e bën atë që ta nisi ditën me stomakun plot me çorbë te tij por me llomotitje për gjithçka rreth teje.

Padashur fillon shkruan Librin tënd në mungesën tënde në mendje njerëzish të panjohur nga ty dhe kështu libri i jetës tënde shton fletë nga të panjohurit.

Do e kuptosh këtë kur rastësisht do ndodhesh në një ambient të ri ku të përmendin njohje personi të përbashkët dhe…dihet që ta kanë shkruar poezinë në mungesë.

Tjetri nuk ka kursyer për ty jo vetën infon si fakt por edhe opinione të stërholluara rreth situatës si jeton ti, sa vuan, sa lëngon, sa mjerane je!!!

Të Mençurit e kësaj bote servirin shpesh tym të zi te bota e madhe që të shijojnë në rehati të paparë mrekullira që tundojnë dhe provokojnë zilinë e kujtdo!!!

Ndaj çuditen  si i reziston kaq mungesave imagjinare që ata ndërtojnë për ty?!

Çudinë nuk duhet t’jua shuash kurrë, pasi pas kësaj çudie ai/ajo shkruan sërish fletë të bardha të librit të jetës tënde pa e kuptua ajo vetë fare pasi flet për mënyrën si ti sfidon dhimbjen, si vishesh që të mbetesh një hije peme plot lule në kujtesën e tokës, ku e gjen burimin e shpirtit ti që merr situata të vështira jete dhe i qeth tullace fare, i kapërcen…ketu hyn dimensioni social :” mos ka dashnor?” dhe ti këtë nuk e kundërshton kurrë!!!

Me njerëzit që shkruajnë librin tonë nuk duhet të kujdesemi fare, pasi ata fokusohen aty ku ty nuk ta pret mëndja fare sepse mund të jenë thjesht muskujt e varur të krahëve të burrit tënd!!!…fjala vjen…duke anashkaluar faktin se i riu i saj i sotshëm në krah saj  do jetë po kaq i vyshkur në moshën time dhe të timit burrë në bazë të ligjit të matematikës: diferencë moshe që dhe shkruajtësi yt e ka në lule të ballit!

Ata do komentojnë minimizueshëm gruan tënde e cila ka kile, nuk mbahet, nuk është moderne, është e thjeshtë, njerëzore, e dashur, universitare duke “harruar” esencialen që ajo kalon netë magjike në krevat me ty që je king dhe me fizik, ç’ka ajo rrallë ose fare se shijon!

Shkruajtësve të tu po iu tregove një Dhimbje ta kthejnë në Vdekje…pra vdis se kjo që jeton ti është e rëndë, ndërkohë që njeriu në këtë jetë ka ardhur vetëm të demonstrojë  aftësinë e tij rezistuese karshi provave të jetës, se vetëm po i anshakalove gjithë hallet- do mundesh të jetosh, plakesh e të numërosh pafundësisht yje dhe frymëmarrje.

Shkruajtësit e librit tënd nuk janë vetëm të këqij.

Ata janë edhe të brilantë, flasin për aftësitë e tua dhe kjo vesh me vesh nga koka në një kokë të madhe!!! Të ngre në pozitë profesionale, të marton po qe se ke ngelur në raft, të jep shansin në një debat publik të fitosh ato ç’ka nuk do arrije kurrë me ecje normale.

Ata flasin për pasuritë e tua, për familjen tënde aristokrate, për prindërit e tu të shkëlqyer e kështu të pranojnë në shoqëri ku qerpiku është bërë kërpudhë dhe buza si paltixhan i bërë para kohe, por që janë persona që të duhen për këmbime ekonomike…ti ju shet aftësinë tënde, ata të qerasin poshtërimin e tyre, është ushqimi i natyrshëm i tyre, ç’tu bësh?

Kur rroga bëhet si letër cigareje do e hash dhe do thuash dhe faleminderit.

Nëse ty të mungon një dritë në jetë do jetë shkaku i fyerjes sa herë ti je kundër opinionit të tjj/saj.

Ngaqë peshorja anon nga dhimbja gjithmonë ti e qep gojën dhe hesht.

Kemi shumë shkrujates të librit tonë, analfabetë, të përsosur, të mençur, ideale, yje, keqdashës, zemërzinj.

Të gjithë na duhen…besojeni!

Unë  po ika nga kushdo, dihet që dhimbja që me ke shkaktuar shpërthen si ujëvare dhe më mbyt, ndaj kërko falje që lumi të shkojë sërish në shtrat të vet.

Nuk gaboj kurrë në thellësi miniere me njerëzit, vetëm në lartësinë e një luledielli, po, e pranoj.

Shkruajtësit tanë janë dhe ish të dashurit tanë të nderuar që na kujtojnë me mall  për atë ç’ka ju dhamë dhe nuk patën kurajën të na shpërblejnë me tituj jete si nuse ose nënë të fëmijës së tyre.

Por ata flasin bukur për ty në thellësi kohe që kundërmojë trëndafil, ishe besnike, kokulur, e dashur, e sinqertë dhe këto ndikojnë që burri jot i mëparshëm t’i mbajë në tru këto karakteristika dhe të jetë përherë i frikësuar mos të të humbi se kjo lloj femre preferohet!

Ju duket sikur bëra filozofira?

Jo fare.

Kjo është “logjika” qe sot televizori dhe shtypi në mbarë botën mbështesin përfitimet e tyre kolosale.

Shiko si jeton ajo-bëhu si ajo… Shiko sa para nxjerr ai-nxirr para sa ai… Shiko sa e bukur është ajo-katranosu me operacione që t’i ngjash asaj.

Shiko çfarë blejnë ata-ble dhe ti se ç’i do paratë? Do punosh tashmë deri ne pleqëri të thellë, plakë me bastun për pakëz ilaçe të shkreta se të gjitha qeveritë na garantojnë Varfërinë.

Unë kam lënë persona të shkruajnë faqe të Librit tim dhe jam mrekulluar.

Ku?

Në FB  ku unë qetësisht publikoj diçka dhe fle, zgjohem e përçartë dhe gjej aq deklarata të dashurive të hershme dhe të reja…sigurisht që pres edhe pendime, edhe kthime, edhe rifundosje të dashurive të humbura pa asgjë esenciale negative në mes për të arritur deri aty.

Mos kujtoni se bota nuk di ato për të cilat ju vuani!!!

Për Ju me respekt,

Anila R.