Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton para Komisionit të Ligjeve në lidhje me raportin vjetor të prokurorisë së posaçme. Ai tha se në total janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri ndërsa shtoi se nurmi total i të paraburgosurve për llogari të prokurorisë së posaçme është e ulët.
“Janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro. Jemi prokurorë por në asnjë rrethane nuk jemi inkuizitorë. Detyra jonë është të hetojmë, të mbledhim prova dhe të akuzojmë. Duke pasur parasysh shumë mirë se shumë nga subjektet tona janë zyrtarë që përfaqësojnë shtetin shqiptar.
Shifrat janë kokëforta, paçka se e jetojmë krimin e organizuar, sot ndër më të fuqishmit në botë masa arrest me burg me kërkesat tona zë vetëm 49 % të totalit për të cilat është kërkuar ose jo një masë sigurimi. Numri total i të paraburgosurve është 2817, dhe vetëm 237 të paraburgosur janë për llogari të SPAK. Pra zënë vetëm 8.5%. E përsëris që ky numër është më pak se 9% e totalit.”, deklaroi Dumani./