Ndonëse SHBA dhe KLP “i ka tërhequr veshin”, kritikëve të institucioneve të reja të drejtësisë, Ilir Meta nuk është ndalur. Ai sot nga selia e Partisë së Lirisë ka hedhur sërish akuza të forta në drejtim të KLP-së si edhe Altin Dumanit, kreut të SPAK që e quan “Dum Dumani”.
Me tone të ashpra, ai akuzoi Altin Dumanin se i ka çuar njerëz që t’i mbushin mendjen që të largohet nga Shqipëria, teksa flet se kreu i SPAK është urdhëruar nga SHBA që ta arrestojnë.
“Mbështes deklaratën e SHBA, akoma dhe më fuqishëm, KLP quhet ajo, dje ua sqarova si është krijuar KLP, është krijuar mbi bazë të emërimeve të bëra nga Arta Marta që u bë prokurore e përgjithshme në kundërshtim me Kushtetutën, ua kam thënë dhe miqve dhe aleatëve, prokurorinë e keni ju dhe Rama, te GJK jam unë president dhe këtu nuk ka shaka.
Dhe këtu vijmë te Dumani, e para po u kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai, se unë e kam thënë që te SPAK ka Dum Duman, por edhe që luftojnë krimin dhe korrupsionin, nuk ka njeri në prokurori që nuk e di se ca mbështetje i kam dhënë grupit të prokurorëve që merreshe me çështjen Hajdari.
Ke cu njerëz që të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria, pse ça jam unë, pse o palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt, po unë nga burgu do e shpërbëj këtë grup kriminal.