Është kapur një sasi shumë e madhe monedhë euro në Portin e Durrësit- ka njoftuar Polcia. Eurot ishin të ngarkuara në dy vetura “Toyota Yaris”. Lajmi i çuditshëm ka shkaktuar lëvizje në Polici dhe në Drejtorinë e Doganave se nga kanë ardhur eurot dhe nëse mund të ketë të tjera në makinat që hynë në port gjatë natës.

Vetëm 12 orë pasi u kapën në portin e Durrësit zbulohet shifra e saktë e eurove të fshehura në dy makinat “Toyota Yaris”.

Mësohet se pas numërimit në to ndodheshin 3 milionë e 470 mijë euro.

Makinat kishin ardhur me traget nga Ankona bashkë me disa makina të tjera të ngarkuara në një trailer.

Deri tani janë shoqëruar 3 persona, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në eurot e sekuestruara.

Policia ka shoqëruar pronarin e kamionit që po transportonte makinat, Edi Lika si dhe shoferin e veturës.

Gjithashtu është shoqëruar edhe djali i pronarit të kamionit që shoqëronte shoferin, Klevis Lika, 19 vjeç. Nga analiza që iu është bërë eurove, ato nuk rezultojnë false dhe dyshohet se janë siguruar nga aktivitete kriminale.

 

Veritas.com.al/