Në Bashkinë e Durrës është pasqyruar rezultati i 249 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.38 % të votave përkundrejt 44.62 % të votave të rivalit të saj  Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes tyre është mbi 7700 vota.

Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 33 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 69.74 % të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 30.26 %.

Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 70 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 65.79 %, ndërsa Loka me 34.21 %