Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se në datat 20-23 dhjetor moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesnatën e ditës së diele era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë të gjithë bregdetin shqiptar.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike autoritetet detare kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

VERITAS.COM.AL/