Mjegulla e dendur që ka pushtuar Durrësin ka shkaktuar vonesa të vogla në ankorim në kalatë të dy trageteve të linjës Bari-Durrës.
Rreth orës 9:00 ka hyrë trageti i parë dhe tjetri po ankorohet tani në kalatë.
Durrësi është zgjuar ndryshe ditën e sotme edhe pse temperaturat janë të larta.
Mjegulla ka pushtuar gjithë vijën dhe hapësirën përreth duke krijuar një pamje të pazakontë për sezonin veror, ndërsa pritej që dielli të shkëlqente në qiell.
Pamjet e siguruara nga Top Channel tregojnë detin e mbuluar nga mjegulla ndërsa duket shumë pak rëra dhe çadrat e vendosura.
Veç bregdetit edhe zona qendrore e qytetit të Durrësit është përfshirë nga mjegulla.
VERITAS.COM.AL