Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një interviste per mediat gjermane ka përshkruar si të “pashtershëm” durimin e shqiptarë për të aderuar në Bashkimin Europian, si pjesë integrale e kontinentit evropian.
“Durimi ynë është i pashtershëm mbi subjektin, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi mësuar me këtë gjë”, tha Rama. “Kemi qenë gjithnjë loja e fuqive më të mëdha. Jemi vend i vogël e kemi vuajtur shumë, por tashmë e kemi një vullnet të lirë: “Jemi evropianë dhe duam të bashkohemi me BE-në”.
Një paralelizëm, Rama e bën edhe me vetë evoluimin e tij personal ndër vite. “Unë kam lindur si një person shumë i paduruar”, e përshkruan veten kreu i Qeverisë, duke vijuar të thotë se pikërisht ky padurim, e ka bërë atë të jetë jashtë gjërave për një periudhë të gjatë. Mirëpo, politika, kërkon durim dhe politikanët e paduruar, janë të humbur që në nisje”.